SELIA QËNDRORE E “CREDINS BANK” ndodhet në qendër të Tiranës, në zonën e Bllokut, buzë rrugës Vaso Pasha, në objektin e projektuar disa vite më parë nga studio franceze e Architecture Studio.
Projekti i ri i adaptimit të interierit të objektit të papërfunduar, për ta kthyer atë në selinë e Bankes Credins, gjeneroi edhe idenë e trasformimit të imazhit e mëparshëm të brandimit të vetë bankës. Ndërhyrja rikualifikuese trajtoi jo vetëm pjesën e brendshme të hollin kryesor ndërtesës dhe katit nëntokë, por edhe sistemimet e jashëme, ku përpos sistemimit funksional, u projektua dhe u mobilua çdo pjesë enkas duke bashkpunuar në mënyrë harmonike me trupën drejtuese të bankës.
Atmosfera dhe tendenca e trajtimit të bankës që në gjenezë u fokusua tek thjeshtësia dhe pastërtia konceptuale, si në detaje, ashtu dhe në materiale. Si vijimësi e këtyre elementeve edhe kombinimi i ngjyrave tenton një freski rinore mesdhetare.