Eden Center ndodhet në qendër të Durrësit, pranë Sheshit Iliria, në anën e kundërt të godinës së Bashkisë së qytetit.
Objekti ekzistues ju nënshtrua adaptimit, duke mbajtur strukturat ekzistuese, por thjeshtë duke dhënë idenë e transformimit nëpërmjet prekjes në veshjen e objektit. Ndërhyrja rikualifikuese trajtoi edhe disa pjesë të brendshme të ndërtesës.
Atmosfera dhe tendenca e trajtimit të jashtëm u fokusua tek thjeshtësia dhe pastërtia konceptuale, si në detaje, ashtu dhe në materiale. Si vijimësi e këtyre elementeve edhe kombinimi i ngjyrave tenton ta evidentojë e ta lidhë njëkohësisht me kontekstin urban.