Kush jemi ne

AVATELIER është një studio projektimi arkitekture me bazë në Tiranë. Ajo tenton të ndërthurë në mënyrë harmonike pjesën kërkimore akademike me atë aplikative profesionale. Avatelier është gjithnjë në kërkim të Siluetave të Reja Urbane, të cilat kanë të bëjnë me hapësirën publike bashkëkohore, arkitekturën, peizazhin dhe infrastrukturën në qytet.

ARMAND VOKSHI
FOUNDER/CHIEF ARCHITECT

AVATELIER është një studio projektimi arkitekture me bazë në Tiranë. Ajo tenton të ndërthurë në mënyrë harmonike pjesën kërkimore akademike me atë aplikative profesionale.  Avatelier është gjithnjë në kërkim të Siluetave të Reja Urbane, të cilat kanë të bëjnë me hapësirën publike bashkëkohore, arkitekturën, peizazhin dhe infrastrukturën në qytet. Me shumë rigorozitet, në çdo projekt analizohet ne detaje historia e vendit, “Genius Loci” dhe programi i kërkuar, për ta lidhur më pas më idenë “e fortë” konceptuale dhe derivatet e lidhura me të, të asaj që do të përjetohet në të ardhmen.

AVATELIER u themelua në 2005 në Firence (Itali) nga Armand Vokshi (Tirana, 1973), i cili më pas, në 2009, transferoi studion ne Tiranë. Studimet dhe projektet e ndryshme të realizuara nga studio, që nga fillimi kanë qenë të lokalizuara në disa shtete, por së fundmi ato janë të fokusuara veçanërisht në Shqipëri.

Disa nga veprat e realizuara nga stafi i motivuar i studios Avatelier, po ashtu dhe punët kërkimore të Armand Vokshit, janë publikuara në shumë artikuj të revistave profesionale dhe gazetave ndërkombëtare. Ato kanë qenë pjesë e Ekspozitave dhe referimeve të ndryshme në Shqipëri, Ballkan dhe vendet e tjera evropiane.

Armand Vokshi është Lektor dhe Dekan i Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës, në UPT, si dhe Pjesë e Senatit të UPT. Që nga viti 2006 themeluesi i studios, Armand Vokshi, ka qenë i angazhuar me mësimdhënie, duke asistuar në kursin e Laboratorit të Arkitekturës 2 në Universitetin e Firences, në të cilin me pare u diplomua vetë në Arkitekturë, si dhe përfundoi studimet PhD në "Projektim Arkitektonik dhe Urban".

Prej 2009 AV kontribuon Fakultetit Arkitekturës e Urbanistikës, në Universitetin Politeknik të Tiranës, duke qenë titullar në tre lënde të vitit të katërt si dhe të Masterit në Restaurim. 

Në vitet 2010-2012, AV ka qenë lektor i ftuar në universitetin Polis dhe prej 2016 është lektor i ftuar në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, ku jep leksionet në gjuhën italiane. Në 2014-15, ka qenë lektor i ftuar në Universitetin shtetëror të Tetovës, në Maqedoni.

AV është autor i publikimeve dhe monografive të ndryshme në fushën e arkitekturës. Autor dhe pjesëmarrës i realizimit të shumë ekspozitave, konferencave profesionale dhe akademike mbi arkitekturën.

Prej vitit 2016 është zgjedhur kryetari i Shash (Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë).

Në 2018 merr Titull Nderi Kalorësiak të akorduar nga presidenti italian: ”Ordine della Stella d’Italia” nel grado di Cavaliere

Në 2019 fitues i një prej çmimeve në Iconic Award në Mynih për “Vilën midis ullinjve”, si dhe i nominuar për çmimin Mies Van Der Rohe, në Barcelonë dhe BigSEE në Lubljanë

Projekte
100+
Projekte
Vite Ekperiencë
14
Vite Ekperiencë
Cmime
25
Cmime

 

Çfarë bëjmë
Dizajn Urban
01
Dizajn urban të shkallëve të ndryshme urbane, ku këtu mund të përmendim zona të ndryshme urbane dhe hapësira publike dhe jo publike në qytete të ndryshme.
Arkitekturë e mirëfilltë “ex- novo”
02
Arkitekturë e mirëfilltë “ex- novo”, e cila shtrihet mes të gjitha artikulimeve të funksioneve dhe tipologjive të ndryshme arkitektonike.
Restaurime dhe adaptime
03
Restaurime dhe adaptime të ndryshme, të cilat kërkojnë ndërhyrje regjeneruese, rijetëzuese apo përshtatje me funksionet e reja që do të vendosen në të.
Interierë
04
Interierë të ndryshëm të funksioneve dhe madhësive të ndryshme
Sherbime te tjera
05
Projekte fizibiliteti, projekt idesh, projekte zbatimi me te gjitha fushat e inxhinierise, supervizim.
 
Përqasja jonë

“Utilitas - firmitas - venustas” është formula e njohur e Marcus Vitruvius Pollio, një arkitekt dhe shkrimtar romak, teoricieni më i famshëm i arkitekturës i të gjitha kohërave, e cila është shprehja sintetike mjaft domethënëse, moto e qasjes sonë në projektet e ndryshme që studio jonë bën. Nëse do të donim ta artikulonim aktivitetin tonë në 4 pika, ato janë:

1. GENIUS LOCI DHE SFIDAT E REJA.

Kompozimi dhe projekti duhet të kënaqë nevojat e reja të shoqërisë, të cilat mund të përmbushen vetëm me zgjidhje të reja. Këto të fundit nuk mund dhe nuk duhet të anashkalojnë “shpirtin e vendit” dhe gjurmët e së shkuarës. Ne tentojmë të krijojmë përgjigje të reja përmes lidhjes integrale të atyre të dyjave, përmes gjetjes së një ideje “të fortë” fituese në respekt të ekzistueses, përmes studimit dhe zhvillimit të materialeve të reja, të integruara me tradicionalet.

2. HAPËSIRA DINAMIKE DHE HAPËSIRA SOCIALE

Arkitektura, e cila sheh sidomos drejt të ardhmes, duhet të mbetet një mjet për të arritur mirëqenien sociale. Ne jemi në shërbim të klientëve tanë, të publikut të gjerë dhe sa më të larmishëm të mundshëm, ndaj procesi i kompozimit kalon duke kuptuar e mësuar së bashku me ta nevojat e përdoruesit. Përgjegjësia sociale e krijimit të një ambienti social e të rehatshëm përfshin angazhimin tonë primar, i shoqëruar edhe me mundësitë e buxheteve të investimeve private e publike në projekt.

3. MIQ TË AMBIENTIT DHE PËRGJEGJËS PËR TË ARDHMEN

Arkitektura duhet të jetë miqësore ndaj ambientit qoftë nga pikpamja e efiçencës energjitike, qoftë nga ana e impaktit harmonik të ndërthurjes me kontekstin urban dhe natyral. Procesi i projektimit në studion tonë kalon duke menduar konsumin normal të energjisë në të gjitha ndërtesat tona, duke përdorur materiale dhe konstruksione miqësore me mjedisin dhe duke siguruar rehati klimatike efikase për përdoruesit tanë.

4. PUNA NË EKIP DHE EKIPI NË PUNË

Një pjesë thelbësore e procesit tonë, si në fazën e kompozimit, ashtu dhe te realizimit, përfshin edhe kombinimin në mënyrë harmonike të figurave të ekipit të ekspertëve të ndryshëm, për të na shoqëruar në çdo mision specifik gjatë rrugëtimit të përbashkët. Procesi që nga ideja e deri në përfundim është integrues dhe mund të arrihet vetëm falë bashkëpunimit të gjithë zinxhirit profesional e human.

 

 

 

Na kontaktoni
ADRESA
ADRESA

Mine Peza Street
Tirana, Albania

EMAIL
EMAIL

armandvokshi@gmail.com

TELEFON
TELEFON

Telefon, Shqiperi
+355 4 2229328

Celular, Shqiperi
+355 68 20 099