Konkursi ishte i dededikuar për përshtatjen e një Salle polifunksionale të koncerteve për ndërtesën Marstall, ish stalla e kuajve projektuar nga Leo Von Klenze. Ajo ndodhet brenda zonës së Münchner Residenz, në qendër të Mynihut, e cila ishte Kështjella e Qytetit të Mynihut dhe rezidenca e dukëve bavarezë dhe e mbretërve gjermanë, si dhe një qendër politike dhe kulturore e Gjermanisë për shekuj me radhë. Ndërtesa nuk ishte një stalle e thjeshtë, por një objekt me vlera të veçnta të arkitekturës neoklasike si jashtë edhe në pjesën e brendshme të tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërtesa u bombardua nga lart, duke dëmtuar në shkallë të parkuperueshme pjesën e çatisë dhe pjesën e brendshme.
Projekti tenton të sjellë një trajtim bashkëkohor si në askpektin volumor, në atë funksional si dhe në trajtimin e materialeve. Duke qenë se pjesa origjinale e trashëguar është vetëm pjesa e mureve perimetralë, ata mbahen dhe në vend të çatisë vendoset pjesa e auditorit në një lartësi të konsiderueshme.