Urban Rooms ndodhet në qendër të Tiranës, buzë Unazës së Vogël, në zonën pas Pallatit të Shkrimtarëve të realizuar nga Maks Velo.
Trendi i ri i adaptimit të strukturave ekzistuese në B&B, solli idenë e trasformimit të disa apartamenteve ekzistuese në një funksion të vetëm. Ndërhyrja rikualifikuese trajtoi vetëm pjesën e brendshme të ndërtesës ku përpos sistemimit funksional, u projektua dhe u mobilua çdo pjesë enkas për tu prodhuar në vend nga artizanët vendas.
Atmosfera dhe tendenca e trajtimit që në gjenezë u fokusua tek thjeshtësia dhe pastërtia konceptuale, si në detaje, ashtu dhe në materiale. Si vijimësi e këtyre elementeve edhe kombinimi i ngjyrave tenton një freski rinore mesdhetare.
Duke u munduar tu dedikohet më shumë një klientele të re, edhe trajtim i elementeve të mobilimit, si në aspektin ergonomik ashtu dhe estetik, Urban Rooms kënaq kërkesat e kësaj fashe përdoruesish.