Projekti dhe shërbimi i ofruar nga Avatelier për kompletimin e zyrave të Consulcesi-t, sipas kërkesës së parashtruar nga vetë kompania ndërkombëtare italiane, nisi së pari me gjetjen e ambienteve të përshtatshme për këtë shoqëri shërbimesh të konsultave online, ku pas vlerësimeve dhe studimeve të ndryshme nëpër objekte, u vendos për hapësirat e kateve të larta të qendrës “Ring” në Tiranë. Konceptimi i projektit, edhe pse me një detyrë projektimi të pajisur me një organigramë dhe hapësira funksionale mjaft rigoroze për tu ndjekur, tentoi ti jepte vlerë përveç zgjidhjes funksionale, sidomos mirëqenies në punë të operatorëve dhe administratës, si dhe organizimit të pjesës teknologjike mjaft specifike për këtë lloj aktiviteti.
Projekti është i shtrirë në 3 kate nga 770m2 secili, nga te cilët njëri është dedikuar administratës dhe zyrave të drejtuesve, ndërkohë që dy katet e tjera i përkasin aktivitetit të operatorëve dhe hapësirave ndihmëse.
Consulcesi sh.p.k.