Vila për të cilën u parashikuar rikostruksioni i saj nga fillimi, duke i shtuar një kat mbi toke dhe nje nentoke, ishte një vilë e vjetër modeste e viteve 1920, e ndërtuar në kryqëzimin midis rrugës së Durrësit dhe rrugës Kont Urani. Ajo kishte tre kate mbi tokë dhe një bodrum të vogël nëntokë. Hyrja kryesore ndodhej në rrugën e Durrësit ndërsa hyrja dytësore nga ana e rrugës Kont Urani.
Rindertimi total i vilës u be per disa arsye, së pari sese ishte e pamundur ndërhyrja dhe konsolidimi i strukturave mbajtëse ekzistuese të saj, pasi ato paraqisnin një gjëndje mjaft të degraduar. Se dyti, pronaret e viles kerkonin qe nepermjet rikostruksionit, te perfitonin ne siperfaqe nentoke dhe mbitoke, si dhe te permiresonin aspektin e jashtem. Fasadat e jashtme si dhe ambientet ne interierin e vilës ishin në gjëndje tepër të amortizuar, deri në degradim të plotë.
Ideja baze ishte mbajtja sa me shume prane e volumeve harmonike ekzistuese, si dhe mbajtja rigoroze e çarjeve ne te njejtat pozicione. Elementet e ri qe u propozuan, duhet te ishin ne funksion te plote te te parave dhe sidomos ne harmoni me rrugen e Durresit dhe me rrugen Kont Urani. Në projekt, për të pasur hapësirë më të madhe në funksionalitetin e ambienteve të saj të brëndëshme u realizua një shtesë kati duke mbajtur te njejten loje volumore ekzistuese.Vendosja në pjesën e jashtme të saj të një trupi shkalle sipas normave antizjarr, si dhe një ashensor për ngjitjen vertikale, sherbeu per te realizuar ne anen e pasme nje nderhyrje bashkekohore, ne respekt te plote me lojen e volumeve te meparshem.
Pjesa e jashtme e vilës u trajtua estetikisht në fasadë me nje veshje me gur nga Lecce e Italise, i cili ka veti interesante te asorbimit te drites se diellit, kjo fale perberies se tij prej mase shtufi. Edhe bardhesia e materialit i jep kontraste harmonike gjate periudhave te ndryshme te dites. Nderkohe qe gjate nates eshte tentuar te perdoret nje ndriçim të veçantë si nga rruga e Durrësit si një rrugë kryesore e Tiranës ashtu edhe nga ana e rrugës së Kont Uranit. Gjuha arkitektonike e përdorur eshtë munduar të ruaje carjet dhe stilin e vet duke e pasuruar me pak elemente dekorativë që e lidhin nënjë farë mënyre edhe me godinën e Ministrisë së Arsimit dhe me godinat e tjera në rrugën e Durrësit.
Aktualisht ne te eshte vendosur Drejtoria e pergjithshme e Taksave te Qytetit te Tiranes.