Projekti i ndërtesës rrjedh nga veçoritë e terrenit, pjerrësia e tij, vegjetacioni, panorama si dhe prej kërkesave të klientit, i cili i lejoi arkitektëve që të definojnë programin e një shtëpie familjare për të jetuar në një relacion të ngushtë me peizazhin e qytetit të Tiranës dhe atë të peizazhit të malit të Dajtit.
Njëkohësisht, vila shtrihet përgjatë një aksi lindje-perëndim, që arrin maksimumin si një hapësirë fantastike e jetesës në natyrë, me mure të xhamta që rrëshqasin, e që lejojnë shikimin e peizazhit të qytetit, dritën, dhe malin.
Projekti u konceptua si një seri volumesh të pavarura, të vendosura nën dhe midis tarracave horizontale fluide. Këto volume të pavarura në gur, beton dhe xham, janë vendosura në hapësirë për të krijuar raporte të ndryshme të hapësirave të brendshme dhe asaj të jashtme.
Në Jug, vila është e futur nën tokë për arsyen e pjerrësisë së madhe që ka kodra dhe hapet për pjesën e mbetur, duke filluar nga zona e kuzhinës deri në fund te anës perëndimore. Në veri-lindje volumi hapet kundrejt panoramës. Dyert e xhamta në tre anët rrëshqasin dhe hapësira kryesore e shtëpisë hapet plotësisht në peizazhin përballë. Tarracat dhe soletat e bardha shtrihen horizontalisht në ajër në raport me peizazhin dhe hapësirën.
Volumet e ndara, oxhaku i gurtë, shkallët e brendshme të hekurta që lidhin tarracat lundruese arrijnë të konturojne hapësirën dhe fshehin të gjithë strukturën mbajtëse